Zyrën e Përkthime AURA e gjeni në Bulevardin Bill Klinton në Prishtinë. Ofrojmë përkthime në mbi 50 gjuhë për individë, kompani dhe institucione. Dokumentet mund t’i sillni në zyrë ose të na i dërgoni online nga çdo qytet i Kosovës.
Përkthimin zyrtar të dokumentit tuaj e nënshkruan dhe e vulos përkthyesi i licencuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për gjuhën përkatëse.
Po. Përkthimet tona me vulë dhe nënshkrim të përkthyesit të licencuar pranohen për përdorim zyrtar në institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtarisht, sipas kërkesave të institucionit pritës. Përgatisim dokumente për dorëzim në gjykata, komuna, ministri, ambasada, konsullata, universitete dhe institucione të tjera publike e private.
Pavarësisht vendit ku do ta përdorni përkthimin, na tregoni që në fillim shtetin dhe institucionin ku do ta dorëzoni. Nëse keni marrë udhëzime për vulën apostile, kopjen e vërtetuar ose përkthyesin që duhet ta nënshkruajë dokumentin, na i përcillni bashkë me të. Kështu sqarojmë kërkesat për dosjen tuaj përpara se të fillojë përkthimi.
Dërgoni një fotografi të qartë ose një PDF përmes WhatsApp-it ose Viber-it në +383 48 914 914, ose me email në info@perkthimeaura.comNë mesazh shënoni gjuhën në të cilën ju duhet përkthimi dhe afatin e dorëzimit.
Për shqyrtimin fillestar mjafton kopja elektronike. Fotografojeni secilën faqe të plotë, që të lexohen emrat, datat, vulat dhe shënimet anësore. Për shembull, nëse aktgjykimi ka vulën e plotfuqishmërisë në anën e pasme, dërgoni edhe fotografinë e asaj ane. Nëse po aplikoni për studime dhe universiteti ju kërkon diplomën bashkë me transkriptin e notave, dërgojini të dyja në të njëjtën porosi.
Për një certifikatë ose vërtetim të shkurtër, afati i zakonshëm është brenda 24 orëve, në varësi të gjuhës dhe disponueshmërisë së përkthyesit. Për kontrata, aktgjykime ose dosje me disa dokumente, jua konfirmojmë afatin pasi t’i shqyrtojmë të gjitha faqet.
Nëse keni një takim të caktuar në ambasadë, te noteri apo në gjykatë, na tregoni kur duhet ta keni përkthimin në dorë. Për kërkesat urgjente ju konfirmojmë paraprakisht nëse dokumenti mund të jetë gati po atë ditë.
Po. Mund ta porositni përkthimin nga shtëpia dhe ta merrni të nënshkruar e të vulosur në adresën tuaj, kudo në Kosovë. Për dërgesën na duhen emri i pranuesit, adresa e plotë dhe numri i telefonit. Nëse preferoni ta tërhiqni personalisht, ju njoftojmë sapo të jetë gati në zyrën tonë në Prishtinë.
Telefon, WhatsApp dhe Viber · +383 48 914 914
Email · info@perkthimeaura.com
Adresa · Bulevardi Bill Klinton, 10000 Prishtinë, Kosovë
Faqja zyrtare · www.perkthimeaura.com
Dërgoni dokumentin në WhatsApp.Shihni vendndodhjen e zyrës në Prishtinë