Përkthime të licencuara holandisht–shqip dhe shqip–holandisht në Prishtinë dhe gjithë Kosovën

November 4, 2026

Përkthime Aura ofron përkthime të licencuara nga holandishtja në shqip dhe nga shqipja në holandisht, në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Përkthejmë certifikata, diploma, dokumente pune, mjekësore, gjyqësore dhe biznesore. Përkthimin zyrtar e nënshkruan dhe e vulos përkthyesi i licencuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për gjuhën përkatëse.

Për ofertë, na dërgoni një fotografi të qartë, skanim ose PDF në WhatsApp,në Viber në +383 48 914 914 ose në info@perkthimeaura.com,si ta keni më të lehtë. Na tregoni ku do ta dorëzoni dokumentin dhe kur ju nevojitet. Çmimin dhe afatin jua konfirmojmë përpara se të vendosni për porosinë.

📍 Bulevardi Bill Klinton, Prishtinë · Kontakti dhe vendndodhja e zyrës

Përkthime shqip–holandisht për dokumente që dorëzohen në Holandë

Një komunë holandeze (gemeente) mund t’ju kërkojë certifikatë lindjeje për regjistrim ose certifikatë martese për një procedurë familjare. Për studime mund t’ju duhen diploma dhe transkripti i notave, ndërsa për punësim mund t’ju kërkohen certifikata profesionale ose vërtetime të përvojës së punës.

Nëse institucioni ju ka dërguar një listë dokumentesh, përcilleni bashkë me kërkesën për përkthim. Kjo na ndihmon të dallojmë cilin dokument ju kanë kërkuar, në cilën gjuhë duhet përkthyer dhe në çfarë forme duhet dorëzuar.

A pranohet në Holandë një përkthim i bërë në Kosovë?

Po. Udhëzimi zyrtar i Holandës parashikon që dokumentet publike nga Kosova të përkthehen edhe në Kosovë. Për dokumentet në shqip që mbulon ky udhëzim, procedura ndryshon sipas vendit ku bëhet përkthimi:

  • Nëse përkthimi bëhet në Kosovë: dokumenti përkthehet nga një përkthyes i betuar. Me Apostile pajisen edhe dokumenti origjinal, edhe përkthimi.
  • Nëse përkthimi bëhet në Holandë: dokumenti origjinal pajiset fillimisht me Apostile në Kosovë. Më pas e përkthen një përkthyes i betuar në Holandë. Në këtë rast, përkthimi nuk ka nevojë për legalizim të veçantë.

Për dokumentet që mbulon ky udhëzim, holandishtja nuk është gjuha e vetme e pranuar: renditen edhe anglishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Nëse dokumenti nga Kosova është lëshuar në anglisht, udhëzimi thotë se nuk ka nevojë të përkthehet. Prandaj, nëse institucioni ju ka kërkuar posaçërisht përkthim në holandisht, na e tregoni që në fillim.

Lexoni udhëzimin e Qeverisë së Holandës për dokumentet nga Kosova dhe shpjegimin tonë për vulën Apostile dhe përkthimin zyrtar

Jetoni në Holandë dhe ju duhet një dokument nga Kosova?

Nëse komuna ju ka shkruar në holandisht dhe nuk jeni të sigurt nëse po ju kërkon certifikatë lindjeje, certifikatë familjare apo vërtetim vendbanimi, na dërgoni mesazhin e komunës bashkë me një fotografi të dokumentit që keni. Mund të na shkruani në WhatsAppnë Viber në +383 48 914 914 ose në info@perkthimeaura.comPara se të paguani për përkthim, e krahasojmë dokumentin me kërkesën dhe ju tregojmë nëse ka diçka që duhet sqaruar me komunën. Porosinë mund ta nisni nga Holanda dhe të caktoni një familjar për ta pranuar përkthimin fizik në Kosovë.

Përkthime holandisht–shqip për përdorim në Kosovë

Nëse keni lindur, studiuar, punuar ose jetuar në Holandë, mund t’ju duhet një përkthim zyrtar në shqip për një institucion në Kosovë. Për shembull, mund të përktheni një certifikatë martese për gjendjen civile, një vendim gjyqësor për një çështje familjare ose një diplomë për vazhdim studimesh.

Përkthime Aura përgatit përkthime të nënshkruara dhe të vulosura për dorëzim në komuna, universitete, gjykata dhe institucione të tjera. Institucioni ku po aplikoni përcakton nëse, krahas përkthimit, kërkohet origjinali, Apostile ose ndonjë shtojcë. Për shembull, përkthimi i diplomës e paraqet përmbajtjen e saj në shqip; vendimin për njohjen e kualifikimit e merr institucioni përgjegjës.

Dokumenti juaj është në holandisht, por është lëshuar në Belgjikë? Mund të na e dërgoni për përkthim. Tregoni ku është lëshuar dhe ku do ta përdorni, sepse procedura për dokumentet nga Kosova që dorëzohen në Holandë nuk zbatohet automatikisht për çdo dokument në gjuhën holandeze.

Çfarë dokumentesh përkthejmë?

  • Personale dhe familjare: certifikata lindjeje, martese dhe vdekjeje; certifikata familjare; vërtetime vendbanimi dhe dokumente divorci.
  • Akademike dhe profesionale: diploma, dëftesa, transkripte notash, shtojca diplomash, vërtetime studimi, dëshmi kualifikimi dhe vërtetime punësimi.
  • Juridike dhe administrative: dëshmi të penalitetit, vërtetime se personi nuk është nën hetime, autorizime, akte noteriale, vendime gjyqësore, dokumente trashëgimie dhe shkresa avokatësh.
  • Biznesore dhe teknike: kontrata pune, marrëveshje tregtare, dokumente regjistrimi të kompanive, fatura, raporte financiare dhe specifikime teknike.
  • Mjekësore: raporte specialistësh, fletëlëshime nga spitali, rezultate analizash dhe dokumentacion për vazhdimin e trajtimit.

Çfarë kontrollojmë në një dokument në holandisht?

Një geboorteakte është akt lindjeje, ndërsa një uittreksel uit de BRP është ekstrakt nga regjistri i popullsisë. Të dy dokumentet mund të përmbajnë emrin dhe datëlindjen tuaj, por nuk kanë të njëjtin funksion. Nëse komuna kërkon njërin, përkthimi i tjetrit nuk e zëvendëson.

Gjatë përkthimit kontrollojmë emrat dhe mbiemrat pikërisht siç figurojnë në origjinal, përfshirë pjesë të mbiemrit si van, de ose van der. Krahasojmë datat, numrat e dokumenteve, vulat dhe shënimet në anën e pasme. Kur një emër, numër ose vulë nuk lexohet qartë, kërkojmë një kopje më të mirë përpara përfundimit të përkthimit. Shikoni si i kontrollojmë përkthimet te Përkthime Aura

Si ta porositni përkthimin nga çdo adresë në Kosovë?

  1. Dërgoni dokumentin e plotë. Pranojmë fotografi të qarta, skanime ose PDF përmes WhatsApp, Viber dhe emailit. Përfshini të gjitha faqet dhe anën e pasme nëse ka tekst, vulë ose shënime.
  2. Merrni çmimin dhe afatin. Na tregoni nëse ju duhet përkthim nga holandishtja në shqip apo nga shqipja në holandisht. Nëse keni termin në komunë, afat aplikimi ose datë dorëzimi, na e tregoni që në mesazhin e parë.
  3. Zgjidhni si dëshironi ta merrni. Përkthimin e vulosur mund ta tërhiqni në zyrën tonë në Prishtinë ose t’jua dërgojmë me postë apo transport të dakorduar në çdo adresë në Kosovë, në qytet ose në fshat. Sipas nevojës, jua dërgojmë edhe kopjen e skanuar online.

Lexoni si funksionon dërgimi online i dokumenteve për përkthim

Pyetje të shpeshta

Ku mund të bëj përkthim të licencuar holandisht–shqip në Prishtinë?
Te Përkthime Aura, në Bulevardin Bill Klinton, Prishtinë. Dokumentet mund t’i sillni në zyrë ose t’i dërgoni online nga çdo komunë e Kosovës. Shikoni shërbimin holandisht–shqip dhe shqip–holandisht

A mund ta fotografoj dokumentin me telefon dhe t’jua dërgoj?
Po. Dërgoni fotografi të qarta, skanime ose PDF në WhatsApp/Viber: +383 48 914 914 ose në info@perkthimeaura.comPër shqyrtim fillestar mjafton që të duken të gjitha faqet. Nëse për procedurën tuaj nevojitet origjinali, ju njoftojmë para fillimit të punës.

Sa kushton përkthimi dhe kur mund ta marr?
Çmimin dhe afatin i konfirmojmë pasi të shohim dokumentin. Një certifikatë e shkurtër dhe një kontratë me disa faqe kërkojnë kohë të ndryshme. Nëse dëshironi dërgesë fizike, ju tregojmë veçmas edhe koston dhe kohën e transportit.

A mjafton kopja e skanuar për dorëzim jashtë Kosovës?
Nëse institucioni pranon dorëzim elektronik, mund t’jua dërgojmë përkthimin të skanuar. Kur kërkohet kopja fizike me nënshkrim e vulë, origjinali ose Apostile, skanimi nuk i zëvendëson ato.

Ju duhet përkthim holandisht–shqip ose shqip–holandisht? Kërkoni ofertë në WhatsApp ose na shkruani në info@perkthimeaura.comDërgoni dokumentin, tregoni ku do ta dorëzoni dhe kur ju nevojitet. Ju konfirmojmë çmimin, afatin dhe mënyrën e dorëzimit përpara fillimit të punës.

Përkthe dokumentin tënd sot
Sot është dita për të filluar aplikimin tuaj me një përkthim të saktë dhe të pranuar zyrtarisht.Na dërgoni dokumentin tuaj dhe ne kujdesemi për pjesën tjetër.
Na dërgo dokumentin